Një konflikt pronësie mes dy personave në Ungrej të Lezhës, përfundoj me plagosjen me sende te forta të një te moshuari.
Siç njofton korrespondenti i MCN nga Lezha, i plagosur ka mbetur shtetasi, Ndrec Kola i cili është dërguar për ndihme mjekësore në Spitalin e Lezhës.
I moshuari i cili ka marre fraktura në kokë dhe krah, tregon ngjarjen duke i kërkuar policisë që të veprojë. Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar dy persona dhe vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të saj.



