Kërcënoi me armë efektivët e policisë, arrestohet 38-vjeçari në Kamëz

Kërcënoi me armë efektivët e policisë, arrestohet 38-vjeçari në Kamëz

Një 38-vjeçar është arrestuar gjatë një operacioni të zhvilluar nga Komisariati i Policisë në Kamëz. Sipas burimeve nga policia, në pranga është vënë shtetasi Fehtah Jata, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe ka rrezikuar forcat e policisë duke kërcënuar të qëllonte edhe në drejtim të efektivëve. Ngjarja ka ndodhur në Kamëz ndërsa Jata rezulton person me precedent të mëparshëm penal, i dënuar për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike.

38-vjeçari qëllonte në ajër me kallashnikovduke terrorizuar banorët. Policia u sinjalizua për ngjarjen dhe u nis menjëherë drejt vendngjarjes. Pasi efektivët u afruan në banesën ku dyshohet se fshihej Fehtah Jata dhe i bënë thirrje të dorëzohej”, bëri të ditur policia.

38-vjeçari nuk i është bindur thirrjes së policisë, por ka mbyllur derën dhe ka kërcënuar se do qëllonte në drejtim të uniformave blu. Pas ndërhyrjes profesionale të punonjësve të policisë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i tij. Atij iu sekuestrua edhe arma të cilën e mbante në dorë me fishekë në fole gati për qitje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë me fishekë luftarak dhe 11 gëzhoja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy