Protesta te PD, mbi 25 të shoqëruar në polici

Protesta te PD, mbi 25 të shoqëruar në polici

Mbi 25 persona janë shoqëruar në komisariatet e Policisë së Tiranës, pas protestës së dhunshme të zhvilluar ditën e shtunë para selisë së Partisë Demokratike. 8 persona të shoqëruar ndodheshin brenda selisë se Partisë Demokratike.

Shumica e të shoqëruarve janë kapur në flagrancë nën dyshimet e veprës penale për shkatërrim prone, kundërshtim të forcave të policisë dhe bllokim të qarkullimit rrugor.

Prej orës 13:00, ekspertet grumbulluan provat materiale të lëna pas nga dhuna si edhe vëzhgimin e kamerave të sigurisë së selisë blu për identifikimin e gjithë atyre që thyen rendin dhe sigurinë publike.

Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj me grupin hetimor dhe drejtuesit e policisë së Tiranës ishin në selinë e PD-së për të mbledhur provat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy