Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Librazhd- Elbasan, në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.
Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëme dhe një person të plagosur.
Sipas informacionit të korrespondentes së MCN nga Elbasani, i plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit për mjekim.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



