
Një 10-vjeçar është dërguar në urgjencën e Spitalit të Korçës nga familjarët e tij, pasi ishte godit nga një kal. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së ssotme, në fshatin Zvezdë.
I mituri ka marrë plagë të rënda në trup, ndërsa do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.07.2022, rreth orës 21:00, në Spitalin e Korçës është shoqëruar nga familjarët e tij, një i mitur 10-vjeçar, nga fshati Zvezdë, Maliq, i cili është dëmtuar aksidentalisht në trup, si pasojë e goditjes nga një kafshë pune (kalë). Aktualisht i mituri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



