Me shpejtësi “skëterrë” dhe të dehur në timon, ndëshkohen 38 shoferë

Me shpejtësi “skëterrë” dhe të dehur në timon, ndëshkohen 38 shoferë

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet intensive në aksin Sauk-Teg.

Si rezultat i kontrolleve prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e deri në orën  00:30 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar 23 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 141km/h deri në 183 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 4 muaj deri në 18 muaj dhe u ndëshkuan me masë administrative nga 10.000 deri në 25.000 lekë të rinj secilit.

Gjithashtu janë ndëshkuar 4 drejtues automjetesh me nga 40.000 mijë lekë të rinj për gara shpejtësie.

Kontrolle janë bërë edhe në të gjitha rrugët e Tiranës me drager për të parandaluar ngjarjet rrugore që vijnë si pasojë e drejtimit të mjeteve nën efektin e alkoolit.

Si rezultat janë pezulluar 9 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.. Janë arrestuar 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore me dragera e radarë është në rrugë 24/7. Mos fluturoni në dhe mos abuzoni me alkoolin në timon! Nuk është aksion, është punë e pandërprerë vetëm e vetëm për një qëllim, rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy