Subvencionimet për transportin publik/ Foni: Fondet kanë ardhur me vonesë, të marsit mësohet se do të ndërpriten (VIDEO)

Subvencionimet për transportin publik/ Foni: Fondet kanë ardhur me vonesë, të marsit mësohet se do të ndërpriten (VIDEO)

Situata me transportin publik ne kryeqytet vijon të mbetet e njëjtë teksa qytetaret detyrohen të përballen me tejmbushje të kapaciteteve, por dhe reduktimin e flotes pavarësisht se linjat urbane u subvencionuan për disa nga kërkesat e tyre.

Përmes skype, anëtari i Shoqatës së Transportit Qytetas, Konstandin Foni, tha për edicionin e lajmeve në MCN Tv, se fondet kanë ardhur me vonesë, ndërkohë që sipas tij në rrugë jozyrtare kanë mësuar se subvencionet e muajit mars do të ndërpriten nëse paketa e krizës do të miratohet për muajin mars-prill-maj.

Fondet kane ardhur me vonese, kurse per muajin mars, kemi informacion në rrugë jozyrtare që të ketë një vendim për ndërprerjen e këtij fondi, informacionet që ne kemi është se do të ndërpritet nëse paketa e krizës do të miratohet për muajin mars-prill-maj.

Ne e quajmë që mosdhënia e subvencionimit nga ana e bashkisë për të kompensuar numrin e rënies së pasagjerëve, si problematika në shërbim. Ky vendim i vendos operatorit të transportit urban, për të zbatuar disa detyrime, pra fondi shpërndahen, subvencionimi shpërndahet nëse operatorët kryejnë shërbim dhe përfiton këtë subvencionim.

Në rastëse ky subvencionim nuk do të kaloj te këta operatorë, operatorët nuk janë më të detyruar të përshkruajnë këto kilometra apo atë shërbim që janë duke e ofruar këtë periudhë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy