Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në kuadër të operacionit policor të zhvilluar për parandalimin dhe goditjen e vjedhjeve, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së dy subjekteve tregtare (minimarketeve) në qytetin e Vlorës.
Më datë 29.01.2026, në lagjen “Pavarësia 2”, dhe më datë 31.01.2026, në lagjen “Isa Boletini”, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe steka cigaresh.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor edhe të disa rasteve të tjera, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.



