Aksidentohen dy automjete në tunelin e “Krrabës”, tre të plagosur

Aksidentohen dy automjete në tunelin e “Krrabës”, tre të plagosur

Aksident me pasojë tre persona të plagosur është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në tunelin e 'Krrabës'.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:15, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, brenda në tunel, ku mjeti tip "Ford", me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip "Audi",  me drejtues shtetasin O.Sh.,  30 vjeç, banues në Lushnjë.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 3 shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip "Ford".

Të dëmtuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy