Tenton të vrasë me thikë një person, arrestohet i dyshuari në Vlorë

Tenton të vrasë me thikë një person, arrestohet i dyshuari në Vlorë

Tentoi të vriste me thikë një person, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, arrestohet në flagrancë i dyshuari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar të vriste me thikë një tjetër, në lagjen “10 Korriku”, kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit Fatjon Kocaj, 36 vjeç, banues në Vlorë. I ndaluari dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me thikë, shtetasin Avdurraman Shametaj, 65 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy