Një aksident është shënuar pak pas mesditës së sotme në afërsi të fshatit Pjoskë në Pogradec.
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën ndërsa nga informacionet paraprake mësohet se ka mbetur i lënduar një nga drejtuesit e mjeteve.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



