Grabitet banka në Peshkopi

Grabitet banka në Peshkopi

Grabitet filiali i një banke të nivelit të dytë në Peshkopi.

Sipas policisë, rreth orës 10.00,  një person i maskuar me kapuç është futur brenda ne banke dhe nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar.

Policia bën të ditur se ka ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit të grabitjes.

"Rreth orës 10.00, në një filial banke në qytetin e Peshkopisë,  një person i maskuar me kapuç, nën kërcënimin e një mjeti prerës dyshohet se ka marrë një shumë parash dhe është larguar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po  këqyren kamerat e sigurisë dhe po fiksohet çdo provë me qëllim identifikimin e autorit. Shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, për kapjen e autorit", thuhet në njoftimin e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy