
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në Pogradec ku një person i ka dhënë fund jetës me vetëvarje.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, përpara banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi S. O., 46 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 46-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



