Transportonte emigrantë kundrejt shpërblimit, arrestohet 33-vjeçari

Transportonte emigrantë kundrejt shpërblimit, arrestohet 33-vjeçari

Një person është arrestuar duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Si rezultat i operacionit të koduar “Perimetri” u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Dorjan Xhani, 33 vjeç, banues në Peshkopi.

Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë vendit të quajtur “Enkelana”, 33-vjeçarin duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Opel”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy