Një sasi prej 5 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Dibrës, e cila vuri në pranga personin që e posedonte. Lënda narkotike është sekuestruar mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:30 në aksin rrugor Maqellarë-Peshkopi, në hyrje të lagjes “Dobrovë”.
Lënda narkotike ishte vendosur në pjesën e pasme të një automjeti tip Mercedez Benz me targa AA 177 OG, që drejtohej nga shtetasi Arjan Çela. 45-vjeçari u arrestua në flagrancë nga policia.



