
Një udhëtim normal në rrugët e vendlindjes për familjen Gushi, emigrant prej disa vitesh në Greqi do të kthehej në një tragjedi fatale mëngjesin e 25 qershorit 2021.
Eduart Gushi kryefamiljar, babai i dy vajzave të mitura po udhëtonte në automjetin e tij nga Fieri në Drejtim të Vlorës në korsin e djathtë dhe me shpejtësi 100 km në orë, 10 më pak se shpejtësia e lejuar.
E teksa ishin pak km nga destinacioni i tyre final Vlorën, në vendin e quajtur “kripa” një automjet që udhëtonte 50 km mbi shpejtësinë e lejuar plot 160 nga 110 që lejon sinjalistika i goditi ata nga pas duke u shkaktuar vdekjen.
Emisioni FactCheck ka siguruar vendimin e gjykatës së Vlorës, vendim i cili ka gjetur fajtor shoferin 22 vjeçar Igli Madani.
Tre gjyqtarët Enkel Peza, Lireza Sinillari dhe gjyqtari Hektor Sinanaj e kanë dënuar Madanin me 14 vite burg për veprën penale të “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë me pasojë vdekjen e një a më shumë personave parashikuar nga neni 290/4 i kodit penal”.
Por çfarë parashikon kodi penal aktual: Sipas këtij neni “Shkelja e rregullave të qarkullimit , Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndëe disa personave, dënohet me burgim nga pesë deri në njëzet vjet.
Cila ishte Dinamika e aksidentit fatal?
Në vendimin e siguruar ekskluzivisht nga FactCheck thuhet “Me akt ekspertizën autoteknike të eksperteve autoteknik ing. Kujtim Alimerko, Ings.Alfred Hasanaj dhe inxh.Lekë Gjoni, është konstatuar, se mekanizmi i ngjarjes rezulton të jetë : Më datë 25.06.2021, rreth ords 08:30, drejtuesi i mjetit tip Toyota Avensis me targë XKA 4999, shtetasi Eduart Gushi, ka qenë me mjet në drejtim të Fierë - Vlorë, me shpejtësi rreth 100 km/h, ndërsa nga drejtuesi i mjetit Audi A8 me targë AAl07XX, ka levizur pas tij shtetasi Igli Madani, me shpejtësi 160 km/h. Në vendin e quajtur “Kripa”, drejtuesi i mjetit Toyota ndodhej në korsinë perëndimore, ai ne krahun e djathtë, i cili është goditur mbrapsht nga mjeti tip Audi në cep të parakolpit në cep të majtë.
Ndalur tek siguria e mjeteve Ekspertiza thotë:
Lidhur me sigurinë e mjeteve të përfshira në këtë aksident, konkretisht shpejtësia e mjetit tip Toyota me targë XKA 4999 me drejtues shtetasin Eduart Gushi e cila ka shpejtësi rreth 100 km/h, ndërsa shpejtësia e mjetit tip Audi me targa AA 107 XX e drejtuar nga shtetasi Igli Madani ka qenë rreth 160 km/h. Në përfundim të aktit të ekspertizës autoteknike nga ekspertët, u konstatua se për pasojë në këtë ngjarje shkak janë bërë shkeljet e kryera nga drejtuesi i mjetit tip Audi me targe AA 107 XX. , shtetasi Igli Madani, i cili qarkullon në një rrugë të cilësuar si autostradë me shpejtësi rreth 160 kin/h, nga 110 km/h që është shpejtësia maksimale e lejuar.



