Ndihmoi në ekzekutimin e ish-policit Malko/ Apeli jep 25 vite burg për Blendi Tetën

Ndihmoi në ekzekutimin e ish-policit Malko/ Apeli jep 25 vite burg për Blendi Tetën

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka dënuar përfundimisht me 25 vite burg Blendi Tetën, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

 Ai akuzohet se ka vëzhguar lëvizjet e Malkos dhe ka ndihmuar autorët në ekzekutimin e tij. Teta ankimoi vendimin e dënimit, pasi ka mohuar se ka qenë i përfshirë në vrasje.

 Prokuroria ka depozituar prova të mjaftueshme për këtë të fundit, ndërsa gjykata e ka dënuar përfundimisht me 25 vite burg.

Santiago Malko u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut”.

Malko dyshohet të ketë qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale, e ndërsa dyshimet e policisë janë se ai u ekzekutua për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, borxheve të pashlyera e konflikteve mes bandave të rrezikshme.

Të akuzuar për vrasjen e tij janë, Erlis Duka, Ilir Selmani, Leonard Duka, Oltian Loga, Aleksandër Maxhaku, Fatmir Hyseni, Dritan Aga.

Të gjithë këta shtetas janë të shpallur në kërkim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy