Lezhë/ Fugoni bie në kanal, shoferi kishte harruar t'i vendoste frenat (VIDEO)

Lezhë/ Fugoni bie në kanal, shoferi kishte harruar t'i vendoste frenat (VIDEO)

Një fugon pasagjeresh ka renë në kanalin e Fildanes, pranë urës së Cenit në Lezhë.

Mjeti i transportit publik ka qenë i parkuar në stacionin që ndodhet pranë kësaj zone dhe siç duket drejtuesi i tij nuk e ka vënë me frena kur e ka parkuar.

Në momentin e ngjarjes, brenda mjetit nuk ka pasur asnjë person brenda.

Njoftimi i policisë: Lezhë/Informacion paraprak 

Në vendin e quajtur "Ura e Cenit", tek stacioni i furgonave, shtetasi D. N., pasi ka parkuar automjetin furgon, është larguar pa e siguruar atë.

Për shkak të terrenit të pjerrët dhe tokës së rrëshqitshme nga shirat, automjeti ka rënë në kanalin pranë stacionit.

Në momentin e rënies, në automjet nuk ka patur asnjë shtetas. Furgoni është nxjerrë nga kanali dhe si pasojë e rrëshqitjes, i janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy