“Rrethinat” u kodua një operacion i policisë së Shkodrës gjatë të cilit u vunë në pranga katër persona, mes tyre organizatori i grupit, të akuzuar për kultivim dhe shitje kanabisi.
Në kuadër të këtij operacioni u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Bardhajve”, me lëndë narkotike kanabis sativa me vete dhe në automjet, shtetasit N. L., 43 vjeç, P. L., 41 vjeç, B. B., 23 vjeç dhe D. K., 40 vjeç, të katërt banues në Shkodër.
Nga hetimet dyshohet se katër të ndaluarit, në formën e grupit të organizuar nga 43-vjeçari, ishin të implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së kanabisit.
Gjithashtu, dyshohet se shtetasi N. L. pastron paratë dhe produktet e përfituara nga këto veprimtari kriminale.
Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër për ndjekje të mëtejshme.



