I biri në kërkim për vrasje, Mustafa Lici: Takova familjarët e viktimës, ata i dinë autorët

I biri në kërkim për vrasje, Mustafa Lici: Takova familjarët e viktimës, ata i dinë autorët

I ati i Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa, ka folur për media lidhur me ngjarjen e rëndë.

Mustafa Lici është shprehur se nuk është e vërtetë që djali i tij ka lidhje me vrasjen e të riut. Ai ka thënë se ka takuar familjarët e viktimës, të cilët sipas tij, e dinë kush e ka kryer krimin.

“Bashkëpunëtori i krimit që është i mitur është punëtor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrave. Atij i kanë thënë që të thotë se krimin gjoja e ka kryer me Ibrahim Licin. Ne jetojmë të mbrojtur nga kamerat. Është skenar i përgatitur nga policia por është një bllof i radhës që do dështojë. Me datën 17 ky drejtor policie ka hequr nga kërkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prapë. Ky është i njëjti krim si tek Ferracaku dhe vëllai i të miturit ka folur edhe atëherë duke thënë se vrasjen e kanë bërë Ibrahimi Lici, por ne jetojmë me kamera. Kjo është një flluskë. Këto shërbëtorët punojnë pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punëtor të Bajrave. Familja e di shumë mirë se kush ia ka vrarë djalin dhe kush e ka nxjerr jashtë me telefonatë. Krimi është sofistikuar në atë mënyrë sa jetojmë në epokën e horrave dhe vagabondëve ndërsa kanë mbështetjen e policisë se ndryshe nuk kishin arritur deri aty.

Ne kemi armë shumë të fuqishme para policisë pasi kemi kamera ku jetojmë dhe ku ushqehemi dhe mos e merrni për bazë këtë shpifje. Është fatkeqësi që jetojmë në epokën e krimit dhe të horrave por nuk kemi çfarë të bëjm. Flluskat e sapunit do bien shumë shpejt poshtë ashtu siç kanë rënë të tjerat vrasje që i kanë ngarkuar. Rrjedhin këto kriminel dhe është e habitshme si janë bashkuar gjithë bashkë. Gjyshet dhe katragjyshet këto familje i kane patur prostituta dhe i bashkon prostitucioni, ky mikrob i bashkon ata në gjithë fenomenet. Unë kam qenë tek familja e viktimës për tu pjekur, u përqafova me nënën e tij, dajat, xhaxhallarët dhe ata më thanë se e dimë se kush na e bëri dhe janë të gatshëm të tregojmë se çfarë marrëdhëniesh kanë me familjen tonë. Kjo është bërë vetëm nga frika e vdekjes, kanë futur një të mitur duke e paguar për të dënuar një tjetër por kjo nuk ka si të ndodh”, është shprehur Mustafa Lici.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy