Një kamion është përmbysur në rrethrrotullimin e Grabianit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar.
Sipas drejtuesit të mjetit, ai ka humbur kontrollin në hyrje të rotondos për shkak të lagështirës në rrugë.
Kamioni ka rrëshqitur dhe drejtuesi nuk ka arritur ta mbajë mjetin në korsi, çka ka sjellë edhe përmbysjen e tij.
Zona e rrethrrotullimit të Grabianit njihet për numrin e lartë të aksidenteve të regjistruara ndër vite, të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm, mes tyre shpejtësia, kushtet e rrugës dhe mungesa e kujdesit gjatë drejtimit të mjeteve.



