Tentuan të shisnin në treg 80 mijë € të vjedhura/ Arrestohen dy shtetas në Durrës

Tentuan të shisnin në treg 80 mijë € të vjedhura/ Arrestohen dy shtetas në Durrës

Seksioni i Mbështetjes Operacionale të Hetimit Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se 2 shtetas tentonin të shitnin në treg, një shumë eurosh (me bojë sigurie) të dyshuara të vjedhura në banka të shteteve të BE-së, finalizuan operacionin policor të koduar “Suspicion”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit Taulant Demerxhiu, 33 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe Vladimir Kokomani, 43 vjeç, banues në fshatin Ardhishte, Shijak.

Në fshatin Ardhishte, në automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën 80 000 euro që dyshohet se janë vjedhur në banka të shteteve të BE-së, me qëllim shitjen në tregun e brendshëm.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy