Nga sherri për xhamin e makinës te përleshja me thika/ Arreston dy persona, procedohen dy të tjerë

Nga sherri për xhamin e makinës te përleshja me thika/ Arreston dy persona, procedohen dy të tjerë

Dy persona u arrestuan nga policia në Durrës si dhe u proceduan dy të tjerë, pasi u konfliktuan me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Mësohet se 23-vjeçari me inicialet A.P., ka goditur me thikë shtetasin A. D, pasi ky i fundit i kishte dëmtuar xhamin e makinës.

Në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit R. D. dhe E. P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta.

 

NJOFTIMI

Durrës/U konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen 2 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 23 vjeç dhe A. D., të dy banues në Durrës, pasi 23-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. D., me vetëgjyqësi, pasi ky i fundit ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. P. Në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit R. D. dhe E. P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta. Për të dy këta shtetas janë referuar materialet në Prokurori, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy