Arrestohet gjatë tentativës për të vjedhur një makinë 27-vjeçari

Arrestohet gjatë tentativës për të vjedhur një makinë 27-vjeçari

Një 27-vjeçar me inicialet H.M., i shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë, është prangosur nga policia teksa tentonte të vidhte një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, në afërsi të një karburanti.

 

NJOFTIMI 

Ishte shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, 27-vjeçari kapet në flagrancë në tentativë për të vjedhur një automjet.

27-vjeçarit i ishte caktuar nga Gjykata e Sarandës, masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

Sekuestrohet automjeti.

Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, në afërsi të një karburanti, një shtetas po tentonte të vidhte një automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e vjedhjes dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, është kapur në flagrancë duke vjedhur automjetin, shtetasi H. M., 27 vjeç, banues në Ksamil.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Sarandës, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës, për veprën penale “Vjedhja”.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy