Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/ Makina del nga rruga, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Policia e Maliqit ka njoftuar se gjatë natës në aksin rrugor “Korçë-Pogradec” ka ndodhur një aksident rrugor.

Shoferi i një automjeti tip “Nissan”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit, dhe si pasojë makina ka dalë nga rruga me ç’rast janë plagosur shoferi dhe një pasagjeri.

Maliq/Informacion paraprak

Sot rreth orës 01:05, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të Maliqit, shtetasi F. M., duke drejtuar  automjetin tip "Nissan", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Është dëmtuar shtetasi F. M. dhe një pasagjer në automjetin e këtij shtetasi jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy