Katër persona humbin jetën nga shembja e skelës në Zvicër, mes viktimave ka shqiptarë (VIDEO)

Katër persona humbin jetën nga shembja e skelës në Zvicër, mes viktimave ka shqiptarë (VIDEO)

Rënia e një ashensori që transportonte materiale për ndërtim, shembi një skelë në një kantier ndërtimi në Lozanë të Zvicrës, duke iu marrë jetën katër punëtorëve.

Mes viktimave është konfirmuar një shqiptar dhe dy portugezë, të cilët punonin në kantier, ndërkohë që tetë persona të tjerë mbetën të plagosur.

Raportohet se shumica e punëtorëve në kantier janë shqiptarë dhe portugezë, ndërkohë që nuk bëhen me dije më shumë detaje mbi ngjarjen.

Drupal Ad

Skela e shembur ishte e vendosur në një ndërtese 19-katëshe, rreth 60 metra e lartë, dhe aksidenti i rëndë u shënua rreth orës 09.30.

Prokuroria ka nisur një hetim penal për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy