AKSHI dhe raportet me Ergys Agasin/ Rusta: Biznesmeni Orest Sota është futur nga dera e pasme e SPAK (VIDEO)

AKSHI dhe raportet me Ergys Agasin/ Rusta: Biznesmeni Orest Sota është futur nga dera e pasme e SPAK (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta për MCN Live ka zbardhur detaje mbi hetimet që lidhen me dosjen e AKSHI-t dhe personazhe të njohur, ku përmenden Daniel Shima, Orest Sota dhe Ergys Agasi.

 

Në deklarimet e tij, Rusta thekson se në qendër të vëmendjes ka qenë Orest Sota i cili është pyetur për raportet me biznesmenin Ergys Agasi dhe transaksionet në pasuri të paluajtshme që ka me Agasin.

 

Një element që gazetari e veçon është mënyra e paraqitjes së Sotës në SPAK, duke ngritur pikëpyetje mbi procedurën e ndjekur.

 

Dëshmia e gjatë e Daniel Shimës shërben që BKH të bëjë verifikime, jo vetëm për pasuritë por edhe për paligjshmërinë në AKSH. Orest Sota është marrë në pyetje për transaksione real estate dhe pasuri të paluajtshme, si dhe për lidhjet me Ergys Agasin. Ajo që ka rënë në sy është që Sota është futur nga dera e pasme e SPAK, nuk e dimë nëse është bërë për ta mbajtur larg medias apo për shkak të orarit. Dëshmia e Daniel Shimës është se ai është një aktor i përfshirë dhe numri dy i AKSH që di gjithçka për funksionimin e institucionit.

 

Gazetari shtoi gjithashtu se Orest Sota është pyetur pa praninë e një avokati, ndërsa ka dhënë dëshmi në lidhje me çështjen e AKSH dhe disa transaksioneve që, sipas raportimit, përfshijnë prona dhe automjete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy