Transportohet në spitalin e Traumës në kryeqytet 14-vjeçari i cili u plagos mbrëmjen e së dielës me sende të forta në kokë.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 12, Korçë ku sipas policisë ishte një konflikt i çastit me bashkëmoshatarë të tjerë.
Pasi ka marrë mjekim në spitalin e Korçës 14-vjecari është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rënduar për mjekim më të specializuar.
Ndërkohë sipas asaj që thotë policia në komisariatin e Korçës janë shoqëruar disa persona të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



