Një person në Pukë kapet në parcelën e mbjellë me kanabis, i gjendet dhe armë dhe municion

Një person në Pukë kapet në parcelën e mbjellë me kanabis, i gjendet dhe armë dhe municion

Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga autorin e dyshuar në vendin ku kishte kultivuar 105 bimë narkotike. 

  

Efektivët e policisë Pukë finalizuan operacionin e koduar “Gjurmimi”, gjatë të cilit u vu në pranga T. Ll., 58 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, Pukë.     

 

Ky shtetas u kap në flagrancë në fshatin Kodërbojë, në një parcelë në tokë publike, ku ishin kultivuar 105 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.   

 

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 58-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion luftarak.   

 

Ndaj të ndaluarit materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy