Polici i Kosovës përplaset për vdekje në pikën kufitare të Morinës, arrestohet shoferi nga Shqipëria

Polici i Kosovës përplaset për vdekje në pikën kufitare të Morinës, arrestohet shoferi nga Shqipëria

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40, pasi u përplas nga një automjet në afërsi të pikës kufitare të Vërmicës, në Morinë.

 

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur teksa zyrtari policor po patrullonte në këmbë pranë pikës kufitare. Në momentin që ka tentuar të kalojë rrugën, ai është goditur nga një automjet që po qarkullonte në drejtimin Prizren–Vërmicë.

 

Viktima, një polic 59-vjeçar me inicialet R.G., ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë prokurori kujdestar, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor të Prizrenit dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konfirmuar vdekjen.

 

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, një shtetas i Shqipërisë me inicialet D.D., është ndaluar për 48 orë.

 

Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy