Transportonte 11 emigrantë kundrejt 1000 euro secili, 44-vjeçari kapet “mat” në Pogradec

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 1000 euro secili, 44-vjeçari kapet “mat” në Pogradec

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Pogradecit, pasi është kapur duke transportuar drejt Tiranës 11 emigrantë të paligjshëm. Sipas policisë, 44-vjeçari u kishte premtuar të huajve kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian. Shtetasi me inicialet G. D., banues në Durrës, kishte marrë 1000 euro, për transportimin e paligjshëm të emigrantëve.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit “Perimetri”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. D., 44 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore në qytetin e Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Ford”, 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1000 euro në total, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy