Kishte mbjellë katër miniparcela kanabisi në Shkodër, arrestohet 33 vjeçari i shpallur në kërkim

Kishte mbjellë katër miniparcela kanabisi në Shkodër, arrestohet 33 vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Shkodrës ka njoftuar arrestimin e një 33 vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim droge.

33-vjeçari Lazer Curri, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike, është autor i kultivimit të 245 bimëve kannabis, të asgjësuara më datë 9 Gusht.

Këto bimë narkotike u gjetën të kultivuara në 4 miniparcela rreth banesës së këtij shtetasi në fshatin Pepaj të Shkodrës.

Njoftimi Shkodër/

Hetime dhe veprime policore intensive, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike, të asgjësuara në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit “Alpe të pastra”.

Kishte kultivuar 245 bimë, në fshatin Pepaj, në 4 miniparcela që u shkatërruan më datë 09.08.2023, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”, lokalizohet dhe ndalohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim.

I ndaluari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe veprimeve procedurale, të kryera nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës, për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike që janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia e Shkodrës, në kuadër të të gjitha fazave të operacionit anticannabis të koduar “Alpe të pastra”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin L. C., 33 vjeç, banues në fshatin Pepaj, Shkodër.

Nga hetimet rezulton se 33-vjeçari, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike, është autor i kultivimit të 245 bimëve narkotike cannabis sativa, të asgjësuara më datë 09.08.2023, në kuadër të fazës së 12-të të operacionit “Alpe të pastra”. Këto bimë narkotike u gjetën të kultivuara në 4 miniparcela rreth banesës së këtij shtetasi, në fshatin Pepaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy