21 të vrarë nga bombardimet e gjashtë shkollave e dy çerdheve në Siri

21 të vrarë nga bombardimet e gjashtë shkollave e dy çerdheve në Siri

Gjashtë shkolla e dy çerdhe të fëmijëve janë bombarduar në provincën e Idlibit në Siri brenda një dite të vetme, duke lënë të vrarë 21 persona.

Shkollat dhe çerdhet e sulmuara ndodheshin në qytetin Idlib dhe në rrethinën e tij. Bombardimet u kryen nga forcat qeveritare siriane, të përkrahura nga forcat ruse. Shifrën e viktimave e dha grupi për mbrojtje civile, “Helmetat e Bardha”.

Yousef Kashto, mësues në një shkollë në Idlib, tha se bombardimet filluan në orën 8 të mëngjesit, duke bërë që mësuesit t’i dërgojnë fëmijët në shtëpi. Megjithatë, përderisa fëmijët po largoheshin nga shkolla, një bombë ra në oborrin e shkollës, duke i lënë të vdekur tre mësues e një nxënës dhe duke i lënduar rëndë gjashtë të tjerë.

Së paku 22 ndërtesa të institucioneve arsimore janë bombarduar vetëm gjatë këtij viti, ndërsa 400 civilë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës së forcave të Asadit dhe aleatëve rusë në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth një milion njerëz janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre dhe janë vendosur në zonat kufitare me Turqinë, shkruan “The Guardian”.

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është i mbyllur për refugjatët, të cilët po detyrohen të qëndrojnë në kushte të rënda gjatë dimrit të acartë. Shtatë fëmijë kanë vdekur si pasojë e temperaturave të ulëta dhe kushteve të rënda të jetesës në kampet e refugjatëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy