Shkak, finalja Conference League/ Më 25 maj pushim shkollat, kopshtet dhe çerdhet në Tiranë

Shkak, finalja Conference League/ Më 25 maj pushim shkollat, kopshtet dhe çerdhet në Tiranë

Nxënësit dhe studentët në institucionet arsimore publike dhe private do të jenë pushim të mërkurën që vjen, për shkak të finales së Conference League që do të mbahet më 25 maj.

 Njoftimin e bëri të ditur ministrja e arsimit, sportit dhe rinisë përmes një postimi në rrjete sociale, ku sqaroi se në të gjitha kopshtet, shkollat dhe universitetet ne Tirane nuk do te zhvillohet mësim.

 25 maji do të jetë ditë pushimi zyrtar për të gjithë administratën publike në qarkun e Tiranës.

Referuar vendimit të qeverisë për shpalljen e datës 25 Maj ditë pushimi për Qarkun e Tiranës, në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League, ju njoftoj se të gjitha institucionet arsimore publike dhe private (përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore, etj.), do të jenë pushim.

Le të jemi të gjithë pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe dhe të mirëpresim vizitorët nga e gjithë Europa!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy