
Policia e Kretës në Greqi arrestoi një shqiptar 43 vjeç, i cili kërkohej për vrasje. Nga mediat greke mësohet se urdhër-arresti ndaj shqiptarit ishte lëshuar që në vitin 1995, pasi ishte akuzuar për vrasje.
Mëngjesin e së shtunës, ai kishte shkuar në një kabinë telefonike dhe u pikas nga policia lokale. Në fakt, ai ishte duke telefonuar babain në Shqipëri, në momentin kur iu vunë prangat.
Mediat greke nuk e japin identitetin e tij apo rrethanat e ngjarjes, për të cilën akuzohet.



