Arrestohet në gjendje të dehur efektivi i gardës

Arrestohet në gjendje të dehur efektivi i gardës

Një efektiv i Gardës së Republikës që shërben si tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit “Veting”, është arrestuar mesnatën e djeshme nga punonjësit e policisë të komisariatit Nr.3 në Tiranë.

Efektivi, i identifikuar si Arsan Demaj, ka qenë në gjendje të dehur dhe nuk ka pranuar t'i qëndrojë një patrulle policore që ishte e pozicionuar në një postobllok në rrugët e Tiranës.

Demaj, ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe më pas është larguar me automjet.

Por pas ndjekjes është bërë neutralizimi i tij. Në momentin e ndalimit, mësohet se Arsan Demaj, ka kundërshtuar urdhrin e policisë për ta shoqëruar në polici, duke shfaqur dhe veprime të rezistencës fizike.

Më pas Demaj është shoqëruar në ambientet e komisariatit Nr.3 në Tiranë.

Mësohet se materialet hetimore do i kalojnë prokurorisë së Tiranës, për akuzën e “Drejtimit të mjetit në gjendje të dehur” dhe “Kundërshtimit të urdhrit të punonjësit të policisë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy