208 të vdekur nga Tajfuni Rai në Filipine

208 të vdekur nga Tajfuni Rai në Filipine

Të paktën 208 persona raportohet se kanë vdekur pas një stuhie të fuqishme që goditi Filipinet të enjten, citohet të ketë thënë policia nga mediat lokale, njofton BBC.

Super Tajfuni Rai - me erëra prej rreth 195 km/h shtyu rreth 300,000 njerëz të largohen për siguri kur tajfuni goditi ishujt juglindorë të vendit.

Të paktën 239 persona u plagosën dhe 52 të tjerë janë raportuar të zhdukur nga policia lokale.

Numri i viktimave pritet të rritet pasi ekipet e shpëtimit po kanë vështirësi që të arrijnë në zonat e thella në Filipine.

Mijëra policë, pjesëtarë të rojeve bregdetare dhe zjarrfikës janë dislokuar për të ndihmuar në përpjekjet për të shpëtuar qytetarët në zonat më të prekura nga tajfuni, ku njerëzit kanë mbetur pa ujë të pijshëm dhe ushqim.

Kryqi i Kuq në Filipine ka raportuar për “shkatërrim të plotë” në zonat bregdetare pasi tajfuni Rai shkatërroi shtëpi, spitale dhe shkolla.

Ekziston frika se rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet mund të kenë marrë më shumë jetë.

"Shumë zona nuk kanë energji, nuk kanë komunikim, shumë pak ujë. Ka disa zona që duken sikur janë bombarduar më keq se Lufta e Dytë Botërore."" tha kryetari i Kryqit të Kuq të Filipineve, Richard Gordon, për BBC.

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe ka nisur një apel urgjent duke kërkuar 20 milionë franga zvicerane (16 milionë £; 22 milionë dollarë) për të financuar përpjekjet afatgjata të ndihmës.

"Ekipet e emergjencës së Kryqit të Kuq po raportojnë masakër të plotë në zonat bregdetare," tha Gordon. “Shtëpitë, spitalet, shkollat ​​dhe ndërtesat e komunitetit janë ndarë në copa”.

Vullnetarët janë në vendngjarje duke dhënë ndihmë urgjente "për njerëzit që kanë humbur gjithçka", tha ai.

Shumica e viktimave kanë vdekur për shkak se janë goditur nga pemët dhe muret që janë rrëzuar, janë mbytur në vërshime apo janë bllokuar nën gërmadha pas rrëshqitjeve të dheut.

Numri i viktimave mund të ishte më i madh, por mijëra persona u evakuuan pak para se tajfuni të godiste Filipinet

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy