
Gjykata e Elbasanit ka shtyrë seancën për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici i cili kërkonte lirimin me kusht.
Nga verifikimi i palëve në seancë gjyqësore nuk u paraqit kërkuesi Safet Gjici i cili ka paraqitur deklaratë, çka bëri që seanca të shtyhet për në 18 prill në orën 13.00.
Gjici kërkoi lirimin me kusht, në mënyrë që pjesën e vuajtur të dënimit ta vuante në shtëpi, pasi u dënua me 2 vjet burg për “Shpërdorim detyre”, lidhur me marrëdhënien intime në zyrë me Alma Kaçin.
Kujtojmë që Safet Gjici u arrestua më 24 qershor 2023, pas publikimit të një videoje në momente intime në zyrën e bashkisë Kukës.



