
Apeli Gjykatës së posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.
Në seancën e sotme gjykata rrëzoi kërkesën e bërë nga dy të pandehurit për të pasur një masë më të butë sigurie.
Në dalje të gjykatës avokati i Berishës, Genc Gjokutaj deklaroi se vendimi është kopje e vendimit të dy muajve më parë, me të njëjtat fakte dhe tekst.
Kishte një shtesë që SPAK kishte dërguar një kërkesë në lidhje me faktin nëse ndërtimet kishin apo jo mbrojtje nga zjarri.
Kjo ishte një risi që besoj do ti japë shtysë hetimeve. Ne u shtymë për t’u njohur sepse janë shumë fashikuj që ata ti prezantojnë për fakte të reja, por ne kuptojmë që është i njëjti tekst.
Ky është një skandal e vete, ndërsa lideri i opozitës qëndron në arrest shtëpie, pa u zhvilluar hetime dhe pa u përcaktuar prova të reja.
Berisha dhe Malltezi ndodhen në “arrest shtëpie”, ish-kryeministri i akuzuar për “Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim”, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”, ndërsa dhëndri i tij për “Korrupsion pasiv i kryer në bashkëpunim”, dhe “Pastrim i Produkteve të veprës penale”.



