Motori përplaset me makinën në aksin Belsh-Kuçovë, ndërron jetë 15-vjeçari

Motori përplaset me makinën në aksin Belsh-Kuçovë, ndërron jetë 15-vjeçari

Një 15 vjeçar me inciale O. M., ka ndërruar jetë pas motomjeti që ai drejtonte u  përplas me një makinë.

Aksidenti fatal ndodhi sot rreth orës 14:30 në në aksin  rrugor “Belsh – Kuçovë”, në  fshatin Marinës.

Bëhet me dije se bashkë me 15 vjeçarin që ndërroi jetë, në motor ishte dhe një bashkëmoshatar i tij i cili për momentit ndodhet në në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë: Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 20.06.2022, rreth orës 14:30, në aksin  rrugor “Belsh – Kuçovë”, në  fshatin Marinës, shtetasi T. N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin O. M., 15 vjeç dhe pasagjer në motomjet shtetasin K. P., 15 vjeç, të dy banues në Belsh.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. M, ndërsa pasagjeri në motomjet, shtetasi K. P ., ndodhet në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy