Derisa Prokuroria e Krimeve të Rënda të përfundojë hetimet ndaj Denis Shtrazës, i akuzuar për vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës, ai do të qendrojë në burg. Ky ishte vendimi që mori sot Gjykata e Krimeve të Rënda për 33-vjeçarin Shtraza, i arrestuar në Rinas, në tentativë për t’u larguar nga vendi.



