Vrasja e 17-vjeçarit në Itali, mesazhet e ish-të dashurës së autorit e futën në kurth

Vrasja e 17-vjeçarit në Itali, mesazhet e ish-të dashurës së autorit e futën në kurth

Elemente të reja kanë hedhur dritë mbi vrasjen e 17-vjeçarit shqiptar, Ismail Luli, ngjarje e ndodhur në vitin 2015. Çështja është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi Ambera Saliji, 20 vjeçe, me shtetësi maqedonase, rezidente në Luano, i është nënshtruar marrjes në pyetje dhe një kontrolli shtëpiak pak ditë më parë nga karabinierët, të cilët me urdhër të prokurorisë kanë sekuestruar celularin dhe kompjuterin.

Nga to do të hetohet nëse vajza ka gjurme ose elemente që mund ta përfshijnë në vrasjen e shqiptarit Ismail Luli, që u krye më 19 korrik 2015 nga shqiptarët Igli Meta, 22 vjeç, dhe Marjano Mema, 21 vjeç. I pari ka marrë dënim të përjetshëm, ndërsa i dyti është dënuar me 28 vjet e 4 muaj burg nga Gjykata e Apelit. Ish-e dashura e Igli Metës hetohet për bashkpunim në vrasjen me paramendim. Hetimi për vajzën nisi më 26 prill të 2017-s, pasi deri atëherë ajo ishte dëshmitare e prokurorisë.

Sipas informacioneve zyrtare ishte Ambera ajo qe kishte tërhequr Ismailin me nje mesazh kurthi, duke i kërkuar atij një takim pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale pak kohë më parë. Një tradhëti që Igli e zbuloi nga një mik pak ditë para ngjarjes dhe për të cilën nisi të mendonte mënyrën e hakmarrjes. Ambera vuri në djeni të tjerët për hakmarrjen e Iglit, por jo Ismailin, të cilit i dërgoi mesaxhin e kurthit në orën 14:00 të 19 korrikut. Në të njëjtën ditë, pas dy orësh, vajza nën urdhrin e Iglit anuloi takimin me një mesazh. Vajza shprehu se nuk mund ta imagjinonte që sipas saj, një takim sqarues do të përfundonte në vrasje. Fillimisht, prokuroria besoi në qëllimin e mirë të saj, por tani hatimet kanë marrë një rrjedhë tjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy