Kavajë, fëmija 12 vjeç kapet me armë me vete

Kavajë, fëmija 12 vjeç kapet me armë me vete

Një fëmijë 12-vjeçar i cili lëvizte i armatosur, është ndaluar nga policia e Kavajës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë,  pas një informacionit të marrë falë bashkëpunimit me qytetarët, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe shoqërimin e  12-vjeçarit me banim në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë luftarak.

Specialistët për hetimin  krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht babanë e 120vjeçarit, shtetasin B.A., 35 vjeç,  për veprën penale keqtrajtimi i të miturve.

Ndërkohë  po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12-vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij.

12-vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy