Vjedhje dhe thyerje e masës së sigurisë/ Arrestohen tre persona në Fier

Vjedhje dhe thyerje e masës së sigurisë/ Arrestohen tre persona në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar tre persona në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit".

Një nga të arrestuarit 54-vjeçari Vladimir Halili ishte në kërkim pasi ishte i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg vjedhje.

Dy personat e tjetër I.S 26 vjeç banues në Lushnje është arrestuar në flagrancë për thyerje te masës së sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe M.F 39 vjeç banues në Fier i dënuar për vjedhje, u kap duke thyer të njëjtën masë sigurie.

DVP Fier

3 shtetas të tjerë në pranga, si rezultat i operacionit policor kombëtar “Sundimi i ligjit”.

Ndalohet një 54-vjeçar i dënuar me burgim, për vjedhje në rrethana rënduese, si dhe arrestohen 2 shtetas që thyen masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e komisariateve të Policisë Lushnjë dhe Fier, si dhe me mbështetjen e informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, janë vënë në pranga shtetasit:

-Vladimir Halili, 54 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim, për veprën penale "Vjedhja", në rrethana rënduese. Në vitin 2020, shtetasi Vladimir Halili ka vjedhur në 2 banesa në fshatin Pirrë, ndërsa në vitin 2021, ka vjedhur në 1 makazinë në fshatin Rrapëz;

-I. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u kap në flagrancë, jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve";

-M. F., 39 vjeç, banues në Fier, i cili u kap në flagrancë, jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy