Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe i vodhi para për të blerë drogë, arrestohet 21-vjeçari

Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe i vodhi para për të blerë drogë, arrestohet 21-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 48-vjeçare ka rënë pre e dhunës nga djali i saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja A. P., 48 vjeçe, se djali i saj, shtetasi A. P., 21 vjeç, e kishte dhunuar dhe i kishte vjedhur një shumë parash, për të blerë lëndë narkotike të fqinji i tyre, shtetasi F. Sh., kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. P. dhe shtetasin F. Sh.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. Sh., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja” dhe F. Sh., 64 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy