iPhone 16 Pro Max dhe laptopë kontrabandë, “Porosia” prangos dy persona në portin e Durrësit

iPhone 16 Pro Max dhe laptopë kontrabandë, “Porosia” prangos dy persona në portin e Durrësit

“Porosia” u kodua një operacion i policisë gjatë të cilit u godit një rast i tentativës për të kontrabanduar në Shqipëri, iPhone 16 Pro Max, duke vënë në pranga dy persona në portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme të kryera në hyrje të Shqipërisë, u kurorëzua operacioni gjatë të cilit u arrestuan Afrim Ukperaj, 43 vjeç, dhe Amarildo Hamzai, 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në kamionin që drejtonte 43-vjeçari, në hyrje të Shqipërisë, u gjetën 23 celularë iPhone 16 Pro Max dhe dy laptopë, pa fatura blerjeje, të cilat dyshohet se ishin kontrabanduar nga Gjermania, për llogari të Amarildo Hamzait, djali i pronarit të kamionit që drejtonte Ukperaj, dhe njëkohësisht shtetasi që priste pajisjet.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Durrës për ndjekje të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy