
Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Në ritet e tyre për këtë festë, besimtarët e nisi herët me ndarjen e Sadaka Fitrit për të varfrit dhe më pas u drejtohen xhamive për faljen e Namazit.
Namazi i Bajramit është një detyrim i domosdoshëm për çdo mysliman. Muhamedi i ka kushtuar rëndësi të veçantë duke i urdhëruar myslimanët që të falin këtë namaz.
Besimtarët veshin rroba të reja për Bajram, vizitojnë të afërmit dhe miqtë dhe përshëndeten me njëri-tjetrin duke uruar “Gëzuar Fiter Bajramin”.
Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos, janë gatimet tradicionale të kësaj feste.
Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste. I pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar.
Ndërsa ëmbëlsirat më të preferuara janë sigurisht ato tipike turke: bakllavaja, revanija, shëndetlia, por sigurisht mund ta kaloni gëzuar dhe me ndonjë tortë të blerë apo ëmbëlsirën që preferoni.
Në tavolinën e Fiter Bajramit nuk duhet të ketë asnjë gatim me mish derri dhe asnjë pikë alkool.
Ndryshe nga Kurban Bajrami (i cili fokusohet te mishi), Fiter Bajrami festohet me ëmbëlsira tradicionale të quajtura gjithashtu Meedhi Eid.
Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami, i cili shënohet dy muaj e dhjetë ditë pas të parit, janë festat më të rëndësishme në besimin islam.



