Në kërkim për drogë, arrestohet në Muriqan 23-vjeçari, pritet ekstradimi në Kosovë

Në kërkim për drogë, arrestohet në Muriqan 23-vjeçari, pritet ekstradimi në Kosovë

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan kanë arrestuar në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimin drejt Kosovës.

 

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve të shtuara dhe në bashkëpunim me Interpol Tiranën, është ndaluar shtetasi E. M., 23 vjeç, banues në Francë. 

 

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, e parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

 

Interpol Tirana, në koordinim me autoritetet e Kosovës, pritet të vijojë procedurat për ekstradimin e 23-vjeçarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy