
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në zonën e Kasharit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, ndërsa si pasojë e shpërthimit banorët e pallatit kanë dalë të gjithë jashtë banesave të tyre.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrëfikëse të cilat kanë vënë nën kontroll flakët.
Nga hetimet paraprake, mësohet se familjarët e kishin lënë të ndezur gazin për të gatuar dhe pas kishin dalë nga banesa. Si pasojë, ka ndodhur edhe shpërthimi i bombolës.



