
Trupat e katër turistëve rusë janë tërhequr sot një javë pas vdekjes së tyre nga morgu i Tiranës. Pas kryerjes se autopsisë dhe ekzaminimeve toksikologjike, familjarët e viktimave kanë kërkuar trupat, ndaj të cilëve do të kryhen sërish ekzaminime mjeko-ligjore.
Mësohet se djali i vetëm i familjes ruse që u shua në Qerret, Aleksandër Burenkova ka mbërritur në Tiranë për të tërhequr trupat e dy prindërve të tij Sergei Burenkova, 60 vjeç e Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, të motrës së tij Ekaterina Burenkova dhe të fejuarit të kësaj të fundit, Nikita Belousov.
Zyrtarisht mësohet se trupat e pajetë janë tërhequr në orët e pasdites së djeshme nga morgu ku kanë qëndruar për disa ditë. Pritet që mjekësia ligjore të ketë gati dhe përgjigjet e ekzaminimeve toksikologjike, që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së katërfisht.
Pas autopsisë mjekësia ligjore doli në konkluzionin paraprak se kemi të bëjmë në dyshimet e një asfiksie nga përbërës kompleks të klorit.
Trupat e turisteve rus u gjenden pa jete darken e 15 tetorit ne ambjentet e spas se nje hoteli ne kavaje.



